Sporti

Messi, i gatshëm të shpenzojë miliona për ta nxjerrë Ronaldinhon nga burgu

03/14/2020 18:08
nga:M K

Asistoi te goli i parë që e realizoi Messi, e ndoshta kjo është arsyeja pse dyshja gëzon raporte të mira edhe më tutje.

Messi dhe Ronaldinho kanë qenë tejet të afërt sa ishin bashkë te Barcelona, derisa duket se raportet e mira po i trashëgojnë edhe tash, përcjell GazetaBlic.

Kur themi tash, nuk nënkuptojmë momentalisht, pasi ashtu do ta kishin të vështirë. Ish fituesi i “Topit të Artë” është arrestuar në Paraguaj, pasi kishte tentuar që së bashku me vëllaun e tij ta kalojnë kufirin me pasaportë false.

Kjo për shkak se në vitin 2019 atij u janë konfiskuar të dy pasaportat që i kishte, pra ajo braziliane dhe spanjolle, për shkak të keqpërdorimeve në ndërtim në një vend turistik në Brazil.

Afro gjashtë muaj pritet t’i kalojë në burg, pasi aq pritet të zgjasë gjykimi, gjykim për të cilin po mendon edhe Leo Messi.

Argjentinasi ka paralajmëruar se do t’i dërgojë katër avokatë të njohur që të merren me këtë çështje, derisa angazhimi i tyre pritet t’i kushtojë Messi afro katër milionë euro, pra me mesatare nga një për secilin.

Mbetet të shihet nëse kjo do të arrihet gjatë ditëve të ardhshme, pasi Ronaldinho po qëndron i mbyllur në një nga qendrat korrektuese të Asuncion, kryqendrës paraguaiane.

/GazetaBlic/

06/02/2020 09:45

LAJMI I FUNDIT: Pesë lojtarë dhe dy trajnerë te Barcelona me koronavirus