Sporti

Messi: Gjithçka e orkestruar, Brazili shpallet kampion

07/07/2019 08:38
nga:M K

Padyshim se ishte njëra nga ngjarjet që la shije të hidhur në Kupën e Amerikës.

Fjala është për përjashtimin e Leo Messit me karton të kuq, pas një “kacafytje” që pati me futbollistin e Beshiktashit, Gary Medel, megjithëse ylli i Barcelonës nuk bëri asgjë, shkruan GazetaBlic.

Pas fitores ndaj Kilit, fitore kjo që i’a siguroi Argjentinës medaljen e bronztë, Messi u pa i nervozuar, teksa nuk pranoi as të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve.

Kurse në deklaratën për media shpërtheu totalisht, duke deklaruar se fitoi korrupsioni, ndërsa kartonin e kuq e kishte “dhuratë” pas ankesave në humbjen kundër Brazilit”

“Çfarë kam thënë, ndodhi. Unë nuk shkova në podium për ta marrë medaljen sepse nuk desha të bëhem pjesë e korrupsionit. Ne kemi dashur më tepër se kaq por nuk na kanë lejuar të shkojmë në finale.

Korrupsioni dhe gjyqtarët nuk i lejuan njerëzit të shijojnë futbollin dhe e poshtëruan atë. Gjithçka duket të jetë e orkestruar, Brazili do të shpallet kampion. Peru ka pak gjasa ta bëjë një gjë të tillë” deklaroi pas ndeshjes Messi.

/GazetaBlic/

10/16/2019 19:05

Messi: Pa bashkëlojtarët nuk do ta fitoja as edhe një çmim