Sporti

Messi gëzon tifozët e Barcelonës, rikthehet në stërvitje

08/20/2019 20:37
nga:M K

Mungoi në ndeshjen e parë dhe duket se doli të jetë ai “fajtori” i humbjes.

Barcelona ishte e hendikepuar pa të, derisa në “San Mames” katalunasit u mposhtën nga Bilbao me rezultat minimal, 1-0, shkruan GazetaBlic.

Sa për kujtesë, golin e realizoi Aduriz, me një goditje të çmendur me gërshërë.

Gjithsesi, fillimisht u raportua se fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë” do të mungojë më gjatë, megjithatë, argjentinasi është rikthyer në stërvitje, e me gjasa të mëdha edhe në ndeshjen e ardhshme të “verdhë e kuqve”.

Messi, ka shfrytëzuar faqen zyrtare në rrjetin social “Instagram”, teksa fotos së postuar i’a ka bashkangjitur përshkrimin: “Së shpejti”.

View this post on Instagram

🔜⚽️🏟

A post shared by Leo Messi (@leomessi) on

/GazetaBlic/

10/18/2019 22:50

Neymar te Barcelona, Messi zbulon prapaskenat te katalunasit