Sporti

Messi është ngopur me lajme të rreme, shpërthen në Instagram!

04/09/2020 20:25
nga:Lorik J

Kapiteni i Barcelonës, Leo Messi këtë javë ishte top lajm në mediumet botërore, pasi u raportua për një kalim të mundshëm të tij tek Interi.

Dy duke iu referuar të ardhmes së tij sportive dhe lajmit që ai pagoi 1.6 milionë euro për ta larguar Ronaldinhon nga burgu, Messi postoi një story, përcjell GazetaBlic.

“Lajme të rreme”, shkruan Messi, duke iu referuar lajmeve të lartëpërmendura.

“Çfarë është shkruar në këtë medium nuk qëndron. Falë Zotit, askush nuk iu beson këtyre gjërave”, thotë gjithashtu Messi.

Leo Messi ka bërë të qartë se nuk dëshiron largimin nga Barcelona, ndërsa konfirmon se nuk ka paguar për ta larguar Ronaldinhon nga burgu.

/GazetaBlic