Sporti

Messi është gati për rifillimin e La Ligas, dhuron magji në stërvitje

06/11/2020 17:52
nga:M K

U lëndua para pak kohësh, por duket se e ka tejkaluar me mjaft sukses.

Madje, Leo Messi me atë që po tregon në stërvitje, lirisht mund të thuhet se mezi po e pret rinisjen e Primera Divisionit spanjoll, përcjell GazetaBlic.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale e që është publikuar nga prestigjiozja “AS”, shihet një magji që argjentinasi e ka dhuruar në stërvitje, ani pse tentimi i tij nuk përfundoi në rrjetë, edhe pse la të shtangur portierin.

Kujtojmë se La Liga rifillon sonte me derbin andalizuan, Sevilla – Betis, që luhet nga ora 22:00.

/GazetaBlic/

08/05/2020 16:20

Messi me fjalë të jashtëzakonshme pas pensionimit të Casillas