Sporti

”Messi është ëndrra e të gjithëve, por nuk do të largohet nga Barcelona”

05/19/2020 11:19
nga:M K

Është përfolur shumë lidhur me të ardhmen e tij, teksa Interi shihej si destinacioni i ardhshëm.

Messi pati një përplasje verbale me Eric Abidalin në Janar, ndërsa menjëherë mediat filluan të spekulojnë për të ardhmen e argjentinasit, përcjell GazetaBlic.

Te Interi nuk e kanë mohuar asnjëherë se e ëndërrojnë të gjithë, por se e dinin që kalimi i tij nga Barcelona në Meazza ishte thuajse i pamundur.

Ndërkaq, së fundi ka folur edhe ish-presidenti dhe aktualisht i nderit i zikaltërve, Massimo Moratti, sipas të cilit, fituesi i gjashtëfishtë i “Topit të Artë” është, ëndërr e të gjithëve, por se largimi nga Katalonia është gati gati i pamundur.

“Messi është ëndrra e të gjithëve, por ai nuk do të largohet nga Barcelona. Ai është akoma lojtari më i mirë atje”, tha Moratti për Gr Parlamento.

/GazetaBlic/

09/22/2020 10:36

Rakitic: Kurrë s’kam qenë shok i ngushtë me Messin dhe Suarezin