Lionel Messi thuhet se tashmë i është thënë se ai ka fituar Topin e Artë të vitit 2021.
Superylli argjentinas ka qenë favoriti i madh për të fituar këtë çmim për shumë muaj tashmë, kryesisht për shkak të heroizmit të tij në Kupën e Amerikës në verë, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas kanalit televiziv portugez RTP, Topi i Artë i shtatë për Messin do pranohet nga ai në ceremoninë në Paris më 29 nëntor.
Ata pretendojnë se sulmuesi i Paris Saint-Germain tashmë është informuar për fitoren e tij nga France Football.
/GazetaBlic Sport/


