Sporti

Messi e telefonon Neymarin, frikësohet që ai do të shkojë në Real Madrid

11/11/2017 17:43
nga:Y.K

Lionel Messi raportohet se ka kontaktuar yllin e Paris Saint Germainit, Neymarin, në mënyrë për të parandaluar transferimin te tij në Real Madrid.

Neymar pretendoi dje se të gjitha thashethemet për transferim në Real Madrid nga Paris Saint Germaini ishte kategorisht të pavërteta.

Por, pavarësisht kësaj, raportet në Spanjë vazhdojnë të besojnë që reprezentuesi brazilian mund të rikthehet në La Liga.

Neymar supozohet se është i pakënaqur me jetën në Francë pas incidentit me trajneri Unai Emery dhe përplasjen me sulmuesin kryesor të klubit – Edinson Cavanin.

Dhe, gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që Messi ka kontaktuar Neymarin në mënyrë për të ndalur transferimin e 25-vjeçarit në Santiago Bernabeu. Thuhet se dy lojtarët vazhdojnë të qëndrojnë afër njëri-tjetrit për shkak të kohës së kaluar së bashku te Barcelona.

Në fakt, ata rregullisht flasin përmes platformës WhatsApp pavarësisht largimit befasues të Neymarit nga Camp Nou.

Gazeta e lartpërmendur ka thënë se Messi ka kontaktuar tashmë Neymarin. Reprezentuesi argjentinas supozohet se frikësohet që rivali i tij te Amerika e Jugut mund të kryej aktin përfundimtar të tradhtisë.

Janë një numër i vogël yjesh që kanë kaluar nga Barcelona te Real Madridi gjatë karrierave të tyre.

Si rezultat i kësaj, Messi ka kërkuar nga Neymar të mos transferohet në Bernabeu.

Ai është në dijeni që braziliani është i pakënaqur në Paris për do ta vlerësonte atë si një tradhtar nëse largohet për t’i bashkohet Real Madridit.

11/21/2017 23:11

Real Madrid kuaflikohet dhe thyen rekordin në këtë garë (VIDEO)