Sporti

Messi: E padrejtë ose jo, humbëm!

01/09/2020 23:30
nga:M K

E padrejtë ose jo, humbëm. Kjo mbase do të ishte mënyra më e mirë për ta spjeguar humbjen e Barcelonës nga Atletico Madridi, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e superkupës spanjolle.

“Los Colchoneros” përmbysën gjithçka në dhjetë minutat e fundit, me ç’rast në të 86’tën realizuan golin e fitores dhe kualifikimit në finale, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq, pas ndeshjes foli edhe futbollisti më i mirë në botë, Leo Messi, i cili tha se përveç faktit që nëse e merituan apo jo humbjen, ata u mposhtën.

“E kishim ndeshjen nën kontroll dhe ishim shumë afër, por nuk ia dolëm. Jo, nuk mendoj se kjo ka të bëjë me Liverpoolin dhe Romën. E padrejtë ose jo, u mposhtëm”, deklaroi argjentinasi pas humbjes.

/GazetaBlic/

03/24/2020 10:16

Messi, futbollisti më i paguar në botë