Pas përfundimit të karrierës së tij futbollistike, argjentinasi Messin do të jetojë në qytetin e Barcelonës.
Gazetarja Yanina Latorre, e cila është mike me familjen e Lionel Messit, ka dhënë një koment interesant për të ardhmen e futbollistit yll.
Sipas Latorre, Messi do të kthehet në Barcelonë. Nuk ka të bëjë me klubin, por me qytetin – Messi planifikon të jetojë atje pasi të përfundojë udhëtimi i tij në futboll.
“Messi më tha se kur të përfundojë punën e tij në Miami, ai do të kthehet në Barcelonë”, tha Latorre, cituar nga La Nacion.
Vlen të theksohet se kontrata aktuale e Messit me Inter Miami është deri në fund të vitit 2025.
/GazetaBlic Sport