Sporti

Messi dhe Neymar do të përballen në gjysmëfinale, pritet të flasin edhe për Barcelonën

06/30/2019 14:11
nga:M K

Argjentina dhe Brazili do të përballen në gjysmëfinale të “Copa America 2019”.

Përveç se një duel i jashtëzakonshëm mes dy rivalëve të përbetuar, ky takim pritet ta merr vëmendjen edhe për diçka tjetër, shkruan GazetaBlic.

Fjala është për takimin pas një kohe të gjatë mes Messit dhe Neymarit, dikur bashkëlojtarë te Barcelona, e me gjasë do të jenë sërish.

Kjo për faktin se braziliani është çdo herë e më afër rikthimit në Barcelonë, megjithëse kjo e fundit i ka kërkuar që ta bëjë publike që e dëshiron rikthimin, nëse mendon që transferimi të mbyllet më shpejtë.

Kujtojmë se takimi mes Brazilit dhe Argjentinës zhvillohet në orët e para të mëngjesit të së Mërkurës, gjegjësisht në orën 02:30 të datës 3 Korrik.

Padyshim, vëmendja e fotoreportëve do të jetë cilido moment kur dy lojtarët do të bashkëbisedojnë, qoftë edhe me mbyllje të gojës me dorë, në mënyrë që kamerat mos ta kuptojnë për çka po flasin.

/GazetaBlic/

10/18/2019 22:50

Neymar te Barcelona, Messi zbulon prapaskenat te katalunasit