Sporti

Messi: Dëshiroja që Ronaldo të qëndronte në Real Madrid

10/09/2019 16:19
nga:M K

U largua nga Real Madridi në fund të edicionit 2017/2018, për të nënshkruar me Juventusin.

Fjala është për yllin portugez, Cristiano Ronaldo, i cili tashmë po e shijon sezonin e dytë në “Allianz Stadium”, shkruan GazetaBlic.

Si “galaktikëve”, ashtu edhe La Ligas po i mungon njeriu që i ka fituar pesë topa të artë, derisa së fundi, kundërshtari i tij më i madh dhe më i fortë, Lionel Messi, ka deklaruar se ai nuk dëshironte që Ronaldo të largohej:

“Do të më pëlqente nëse ai do të qëndronte në Real Madrid, ai do të shtonte diçka në rivalitetin mes nesh dhe në Clasico poashtu”, vazhdoi ai.

Kurse sa i përket synimeve të këtij edicioni, Messi u shpreh i bindur se do të rikthehen, përkundër startit jo të mirë:

“Megjithë fillimin e vështirë të sezonit, ne kemi një grup me lojtarë të shkëlqyeshëm dhe kjo mund të shihet në çdo gol. Gjithashtu vitet e kaluara synimet ishin të njejta, por kemi qenë ne ata që dështuan, si me Romën ashtu edhe me Liverpoolin, sigurisht jo për fajin e trajnerit ”, përfundoi ylli i Barcelonës.

/GazetaBlic/

10/18/2019 22:50

Neymar te Barcelona, Messi zbulon prapaskenat te katalunasit