Sporti

Messi, asnjëherë më pak produktiv sesa në epokën e Setien

06/30/2020 10:24
nga:M K

Edhe në sezonin më të dobët, 2013/2014, realizoi 41 gola, por duket se këtë shifër do ta ketë të vështirë ta arrijë.

Messi po kalon momentet më të vështira me Barcelonën, pasi tashmë janë bërë tre ndeshje pa shënuar gol, një statistikë kjo jo edhe aq e zakonshme për argjentinasin, përcjell GazetaBlic.

Në 10 vitet e fundit, ai kurrë nuk ka shënuar më pak se 40 gola, ndërsa duket se ky do të jetë ai viti, gjithmonë duke analizuar situatën e tanishme të klubit dhe orarin e vështirë.

Deri në fund, Barça ka për t’i zhvilluar edhe gjashtë ndeshje në La Liga, e një tjetër të sigurt në Ligën e Kampionëve, pra atë të kthimit në ndaj Napolit.

Momentalisht ka 26 gola, ndërsa nëse shkon deri në finale të Champions, ka edhe nëntë ndeshje për t’i luajtur, ndërsa a do t’i realizojë 14 gola apo jo, mbetet të shihet.

Mediat ndërkombëtare kanë shpalosur statistikat e Messit nën urdhrat e të gjithë trajnerëve me të cilët ka punuar, kurse siç edhe mund ta shihni, fitues i gjashtë-fishtë i topit të artë, nuk ka qenë asnjëherë më pak produktiv sesa në epokën e Setien.

/GazetaBlic/

08/05/2020 16:20

Messi me fjalë të jashtëzakonshme pas pensionimit të Casillas