Sporti

Messi apo Ronaldo? Ja çfarë thotë Neymar

12/06/2018 21:44
nga:Lorik J

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar është lojtari më i fundit që tregon opinionin e tij në debatin e vazhdueshëm se cili është lojtari më i mirë midis Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

26-vjeçari i njeh shumë mirë dy lojtarët, pasi ka luajtur së bashku me Messin në Barcelonë dhe gjithashtu është ndeshur me Ronaldon shumë herë në Clasico, shkruan GazetaBlic.

“Ronaldo është shndërruar nga një anësor në një sulmues dhe një golashënues”, shpjegoi Neymar, siç citohet nga Soccerladuma.

“Në vend që të kalojë lojtarë gjatë gjithë kohës, ai ka shkuar më shumë një ose dy prekje, duke hyrë në zonë dhe duke shënuar gola.

“Messi ka pak nga gjithçka – e sheh atë duke shënuar gola duke luajtur ndoshta një rol në mesfushë. Ai edhe kur ec në fushën arrin të shënoj. Padyshim, ai është më i miri”, përfundoi Neymar.

/GazetaBlic/