Sporti

Messi apo Ronaldo? Berbatov vjen me një deklaratë epike

10/09/2019 16:22
nga:Lorik J

Debati se cili është më i mirë, Ronaldo apo Messi do të marrë fund pasi dyshja të njoftojë pensionimin, kjo është e sigurt.

Megjithatë, ky debat po vazhdon në të gjithë botës, pasi dyshja kanë dhuruar emocione të jashtëzakonshme për 15 vite, raporton GazetaBlic.

Ish sulmuesi i njohur, Dimitar Berbatov thotë se dyshja duhet t’i ndajnë çmimet që kanë fituar deri më sot.

Bullgari, i cili luajti me Ronaldon në United, ndjen se asgjë nuk mund ta ndajë dyshjen.

“Ronaldo kundër Messit, si mund t’i veçoni? “Unë mendoj se në ceremoni duhet t’ua japin çmimet të dyve”, tha Berbatov.

“Nuk mund të thuash që ky është më e mirë se tjetri. Ronaldo i dëshiron të gjitha, sepse është ambicioz. Messi nuk po e tregon këtë haptazi, por brenda dhe kur është në shtëpi, ai me siguri mendon,” Unë do ti shkatërroj të gjithë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/