BLIC.TV

Mësoni se ku duhet të drejtohen punëtorët pa kontrata për të marrë ndihma nga shteti

04/10/2020 23:01
nga:A. R.

Blic Interview” dhe emisioni “Expose”, kanë realizuar një dokumentar mbi vështirësitë me të cilat po përballen punëtorët të sektorit privat, pas përhapjes së pandemisë COVID-19.

Në këtë dokumentar, kanë folur ekskluzivisht punëtorë e sektorit privat, njëri nga të cilët ka treguar se që nga viti 2012 punon në sektorin e ndërtimtarisë dhe asnjëherë nuk ka arritur të ketë kontratë pune – gjë e cila e penalizon nga ndihma e qeverisë në Pakon e Emergjencës.

Për emisionin “Expose”, i cili është prodhim i Gazetës Blic, kanë dhënë rrëfimet e tyre, disa nga pronarët e bizneseve në Kosovë, të cilët kanë treguar për rrezikun që iu kanoset bizneseve nëse do të zgjatet rreziku nga korinavirusi.

Rrëfimi ekskluziv i studentit në master, që punon në ndërtimtari: Për shumë muaj do të mbes pa pagë, s'mund ta marr ndihmën nga shteti sepse nuk kam kontratë pune! Expose #SHPËRNDAJE

Publiée par GazetaBlic sur Vendredi 10 avril 2020

Në anën tjetër, përfaqësues të Drejtave të Njeriut, kanë kërkuar nga qeveria në detyrë, e udhëhequr nga Albin Kurti, që në Pakon Emergjente, shuma e ndihmës për punëtorët e sektorit privat të jetë 300 euro, e jo siç është paraparë 170 euro.

Në anën tjetër, zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës, u kanë bërë thirrje bizneseve që punëtorë që si kanë të regjistruar, ta bëjnë një gjë të tillë, në mënyrë që ata të mund të përfitojnë nga ana e ndihmës së shtetit.

Ndërsa, nuk e kanë përjashtuar mundësinë që kompanitë të cilat i kanë mbajtur të fshehtë punëtorët, duke mos i evidentuar ata, të marrin dënim nga shteti

Për të mësuar gjithçka që ka të bëjë me sektorin privat dhe punëtorët në këtë sektor dhe ndihmën qe mund ta marrin deri në kalimin e koronavirusit, ndiqeni dokumentarin e plotë.

Ja ku duhet të drejtohen punëtorët që kanë punuar pa kontrata!

Publiée par GazetaBlic sur Vendredi 10 avril 2020