Sporti

Mësoni se a do të luajë Grezda si titullar te Rengers

11/09/2018 18:31
nga:I S

Trajneri i Rengers Stiven Gerrard ka bër të ditur në konferencen e sotme për shtyp se kush do të jenë titullarët e klubit të tij.

Tekniku ka prezantuar lojtari shqiptar Eros Grezden si plan i parë i formacioni të Rengers, shkruan GazetaBlic.

Kështu dy mungesa të sigurta për Rangers ndaj Motherwell, i krijojnë mundësi futbollistit shqiptar që të jetë titullar ditën e diel me skuadrën e tij.

Në konferencë për shtyp Gerrard e ka pasur në krah edhe Grezden, ku dhe ka bërë të ditur se shqiptari do të luaj nga minuta e parë.

“Unë e pres me padurim këtë ndeshje. Tani do të luajë në vend të Rayan Kent dhe Daniel Candeias, që mungojnë ‘i pari mungon për arsye dëmtimi dhe i dyti për arsye kartonësh’. Është vërtetë një ndeshje e madhe për ne dhe për mua dhe shpresoj të fitojmë në këtë takim’, u shpreh Grezda.

Edhe Gerrard pret me padurim ta shikoi Grezdën në fushë e blert të dielen.

Kemi pasur shumë dëmtime, sidomos në repartin ofensiv, por jam shumë i emocionuar dhe po pres me padurim të shikoj se çdo të bëjë Grezda. Ky është shansi i tij për të impresionuar dhe ta fitojë fanellën e Rejnxhërsit”- është shprehur Gerrard.

/GazetaBlic/