Shtabi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se gjatë ditës ky subjekt politik do të mbajë disa konferenca për media në selinë qëndrore të LDK-së, raporton Gazeta Blic.
Gjithashtu, Shtabi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovēs ka njoftuar se në cilën qendër dhe në çfarë do të votojë kryetari Abdixhiku dhe kandidatët e tjerë të LDK-së në qytetet e tjera të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Nesër (e diel), më 17 tetor 2021, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferenca gjatë ditës lidhur me procesin zgjedhor. Konferencat mbahen në selinë qendrore të LDK-së.
Gjithashtu, Shtabi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovēs ju njofton se kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga bashkëshortja Albina, nesër më 17 tetor 2021, në Zgjedhjet Lokale, voton në SHF “Faik Konica” në Prishtinë në orën 10:00.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Kristalja, voton në orën 11:00, në Fakultetin Ekonomik/Juridik qendra 1913E, në kryeqytet.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri me zonjën e tij Mirveten, votojnë në orën 11:00, në SHF “Abaz Ajeti”, në Gjilan.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri dhe zonja e tij Nurani, votojnë nē orën 12:00, në SHF “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti dhe zonja e tij Ibadetja, votojnë në orën 10:00, në SHF “7 Marsi”, në fshatin Potorovc të Komunës së Lipjanit.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, z. Anton Quni dhe zonja e tij Mirjana votojnë në orën 11:30, në SHF “Avdyl Frashëri”, në Prizren.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, z. Ekrem Hyseni dhe zonja e tij Luljeta, votojnë në orën 11:00, në SHF “Luigj Gurakuqi”, në fshatin Batllavë.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha dhe zonja e tij, Hafizja, votojnë në orën 08:00, në SHF “Bajram Curri” në fshatin Sllatinë e Madhe të Komunës së Fushë Kosovës.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti dhe zonja e tij Bukurija, votojnë orën 10:30, në SHF “Ahmet Hajdari”, në fshatin Begunc të Komunës së Vitisë.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri dhe zonja e tij Igballja votojnë në orën 10:00, në SHF “Nazmi Zhegrova”, në fshatin Stanoc i Poshtëm.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Istogut, z. Ilir Ferati dhe zonja e tij Shpresa votojnë në orën 10:00, në SHF “Martin Camaj”, në Gurrakoc.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Dr. Ardian Shala dhe zonja e tij Albina, votojnë në orën 10:00, në SHF “Edit Durham”, në fshatin Mushtishtë.
Kandidatja e LDK-së për kryetare të Komunës së Ferizajt, znj. Sibel Halimi dhe bashkëshorti i saj Agimi, votojnë në orën 10:00, në Shkollën e mesme të bujqësisë “Zenel Hajdini”.
Kandidatja e LDK-së për kryetare të Komunës së Deçanit, znj. Hyri Dobrunaj dhe bashkëshorti i saj Ahmeti, votojnë në orën 11:00, në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës Dr. Armend Agolli voton në orën 13:30, në SHF “Migjeni”, në Tavnik.
Po ashtu ju njoftojmë që salla e konferencave në selinë e LDK-së është e pajisur me audio-distributorë, ndërsa kontakti gjatë ditë së nesërme do të jetë Doruntinë Maloku, anëtare e Kryesisë (Nr. Tel; 045 363 363).