Cool

Mësoni disa nga mënyrat më të lehta se si ta kaloni testin e vozitjes!

07/18/2019 09:24
nga:Natyra

Dhënia e patentë shoferit nuk është e lehtë, shumë nxënës dështojnë në provimin praktik pothuajse çdo vit.

Por kjo nuk do të thotë se do të dështoni gjithsesi, por vetëm se duhet të jeni të fokusuar dhe t’i ndiqini disa hapa, shkruan GazetaBlic.

Shumë njerëz hyn në kurse intenzive për 40-të orë mësime por prapë nuk kanë sukses.

GazetaBlic, ua sjell disa hapa me të cilët ju do ta keni më lehtë dhënien e këtij patentë shoferi.

Vendndodhja

Kur jeni duke vozitur mund të keni probleme me rrugën pasi që asnjë nuk mund të ndodh të jetë e njëjtë. Qendrat e testimit janë statistikisht me të vështira dhe iu sugjerojmë të keni më shumë kujdes sa i përket kësaj pjese.

Vozitje të lirë

Gjithmonë para testit praktik bëni vozitje të lirë sepse kjo mund të iu ndihmojë shumë dhe në ditën e testit mund ta keni më të lehtë vozitjen.

Mbani kokën lartë kur jeni në makinë dhe çdoherë shikoni përpara

Asnjëherë mos shiko poshtë këmbëve sepse kjo është një dështim i sigurt. Siguroheni që të jeni pushueshëm dhe të bëni gjumë për arsye se duhet të jeni sa më vigjilent në rrugë.

Instruktori nuk është armiku juaj

Këtë duhet ta kuptoni dhe të mos keni frikë sepse ata nuk gëzohen me dështimin tuaj dhe nuk do të dëshironin të iu jepnin lajme të këqija por detyra e tyre është të jenë të drejtë. Po ashtu mos e merrni si të mirëqenë pasi që mund të dështoni, krejt çka duhet të bëni është të besoni në forcat tuaja nëse je i sigurt do të kalosh.

Qetësoni nervat tuaja

Testi i vozitjes si çdo test tjetër mund të iu shkaktojë nervozë dhe kjo është normale por nuk duhet të lejoni që nervat e juaja të iu mbizotërojnë, thjesht përqendrohuni dhe merrni frymë thellë, dëgjoni udhëzimet e instruktorit. Nëse ju mund t’i kontrolloni nervat tuaja pjesa tjetër do të realizohet pa problem.

Kur duhet ta caktojmë datën e vozitjes

Siguroheni që të merrni mësime të mjaftueshme para testit të vozitjes, po ashtu iu duhet ta pyetni edhe instruktorin e juaj se kur jeni të gatshëm.

Dhe mos harroni, praktika e bën të përsosur. Marrja e mësimeve profesionale është e mrekullueshme  por të kesh kohë shtesë në timon, mund të të ndihmojë të kalosh më shpejt.

Të jesh në gjendje të shkosh me një prind apo një mik të kualifikuar mund të rrisë përvojën tënde në makina të ndryshme dhe në rrugë – dhe kjo mund të jetë një gjë e mirë.

Sigurohuni që jeni mirë

Merrni  parasysh kohën e ditës që jeni duke marrë provimin, pasi ai mund të ketë një ndryshim të vërtetë në kalimin e tij.

Testet e kryera në mbrëmje – ndërmjet orës 19:00-të dhe 21:00 – janë më të mirat. Dhe më së miri ju këshillojmë të shmangni caktimin e kohës për ta lënë testin e vozitjes në ora 11-të deri në orën 13:00.

Cilat janë arsyet me të këqija që të bëjnë të dështosh në këtë provim?

Arsyeja e parë dhe më kryesore është se nuk i mendojmë rreziqet që mund t’i kemi nëse nuk i kemi mësuar mirë të gjitha si testin praktik dhe atë teorik. Arsyeja tjetër është se nisemi me mendimin që nuk mund ta kalojmë provimin dhe dështimi më i madh ndodh në udhëkryq ku  shumica dorëzohen.

Shoferët gjithashtu mund të dështojnë testin e tyre për mos përdorimin e pasqyrave  siç duhet kur bëjnë një kthesë. Ndërsa manovrat e parkimit nuk janë aq të zakonshme, parkimi i kundërt ka ardhur në vendin e tretë në listë një nga mënyrat me të thjeshta. Ka edhe një numër arsyesh të çuditshme që njerëzit nuk e kanë kaluar testin e tyre të vozitjes por këto janë disa prej tyre.

/GazetaBlic/