Lajme

Mësojeni se çfarë moti na pret në vikend

11/03/2017 08:42
nga:M H

Mot stabil, me diell dhe vranësira, të premten në mbrëmje riga shiu.

Temperaturat e ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale nga -2C deri në 3C, e maksimale nga 12C deri në 14C.

Ditëve në vijim vendi ynë do të mbetet nën fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore të përqendruara mbi Evropën jugore, që do të kushtëzojnë mot të mirë, me intervale më të gjata me diell dhe vranësira kalimtare.

Të enjten do të mbajë mot kryesisht me diell, në mëngjes me ngrica.

Të premten një front i ftohtë do të kalojë nga lindja e rajonit, ku në orët e pasdites dhe mbrëmje do të sjellë mundësi për riga lokale shiu.

Në fundjavë do të mbajë mot me vranësira të pjesshme dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta, priten mundësi për mjegull.

 

 

11/20/2017 12:36

Gjuriq: Lista Serbe fitues absolut i zgjedhjeve lokale në Kosovë