Lajme

Mësohet se kur do përfundojnë negociatat VV-LDK për krijimin e qeverisë së re

11/04/2019 18:00
nga:B. D

Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë përfunduar takimin e sotëm ku kanë diskutuar për harmonizimin e programeve në fushën e shëndetësisë dhe arsimit, shkruan GazetaBlic.

Pas takimit, në një prononcim për medie, anëtari i grupit punues nga VV, Glauk Konjufca ka thënë se brenda 2 javëve do të përfundojnë negociatat mes VV-së dhe LDK-së.

“Për 10 ditë ose 2 javë do të përfundojnë negociatat për krijimin e qeverisë së re”, tha ai.

Konjufca po ashtu bëri të ditur se në këto takime nuk flitet për pazare politike, por të gjitha diskutimet janë të sinqerta dhe ashtu siç ka vendosur qytetarët më 6 tetor, për ndryshimin politik në vend.

“Bisedat nuk janë të pazareve, por të sinqerta siç e ka vendos qytetari me votë të vetën për ndryshimet e nevojshme politike në Kosovë”, shtoi ai.

11/12/2019 15:03

​Bashkia e Tiranës sulmon VV-në: Jeni votuar për të qeverisur Kosovën, jo për të…