Sporti

Mësohet numri i tifozëve “Dardanë” në Sofje

06/10/2019 16:35
nga:M K

Kanë mbetur diçka më shumë se pesë orë deri te fillimi i takimit Bullgari-Kosovë.

Tifozët e kombëtares “verdhë e kaltër”, nga shumë vende në perëndim ku jetojnë e veprojnë, kanë marrë rrugë drejt kryeqendrës bullgare, për t’i përkrahur maksimalisht djelmoshat tanë, shkruan GazetaBlic.

Sipas informatave që i posedon korrespodenti ynë nga vendi i ngjarjes, momentalisht atje gjenden afro 1000 tifozë “Dardanë”, prej tyre afro 100 nga Anglia dhe 40 nga Skocia.

Kujtojmë se kjo është njëra nga ndeshjet më të rëndësishme të ciklit kualifikues, andaj shpresojmë që të besuarit e selektorit zviceran të jenë në elementin e tyre.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me fillim nga 20:45, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

06/20/2019 15:08

Aksident në Prizren, nuk ka të lënduar