Padyshim se ishte ndeshja që gëzoi vëmendjen më të madhe në futbollin kosovar këtë fundjavë.
Fjala është për derbin Prishtina – Ballkani, që fatkeqësisht për tifozët nuk prodhoi asnjë gol, shkruan GazetaBlic.
Për dallim nga herët e tjera, “Fadil Vokrri” ishte i mbushur, teksa kompania përgjegjëse për shitjen e biletave, “Lidra” ia ka konfirmuar Gazeta BLIC se janë shitur gjithsej, 7032 sosh.
Atmosfera ishte impozante, teksa dy tifozeritë, me theks të veçantë Plisat, nuk u ndalën për asnjë minutë në përkrahje të ekipit të zemrës.
Siç e cekëm edhe më lartë, e vetmja e metë e duelit ishte rezultati, që më së shumti i shkoi përshtati skuadrës nga Theranda, që edhe më tutje kryeson tabelën e klasifikimit në elitën e futbollit kosovar.
/GazetaBlic/