Showtime

Mësohet njëra nga arsyet që shtyri Harryn dhe Meghan të largohen nga familja mbretërore

01/22/2020 15:47
nga:N S

Fëmija Archie është njëra nga arsyet që Duka dhe Dukesha e Sussexit u larguan nga familja mbretërore.

Meghan Markle u acarua gjithnjë e më shumë me mediet dhe Pallatin, ndërsa luftoi për privatësinë e djalit të saj Archie dhe kjo është njëra prej arsyeve përse ajo dhe Princi Harry vendosën ta dorëzojnë pushtetin.

Burime afër Dukeshës së Sussex tregojnë për TMZ se ajo e dinte që ishte me famë botërore kur u martua me Harryn, por nënvlerësoi atë se sa pak kontroll do të kishte mbi mediet.
Gjërat filluan të bëhen më serioze kur lindi fëmija Archie. Duka dhe Dukesha u përpoqën të mbanin këtë sa më private.

Mediet britanike kanë pritur që të kenë menjëherë fotografinë e Archie, ashtu siç i lejuan Princi William dhe Kate Middleton për fëmijët e tyre.

Por, Harry dhe Meghan menduan të vepronin ndryshe, e për këtë gjë dukesha mori shumë kritika.
Madje, ata tentuan ta mbanin private edhe pagëzimin e djalit. Burime të TMZ thonë se Meghan ishte e zemëruar në lidhje me mënyrën se si e mbuloi shtypi pagëzimin e Archie.

Ajo njëherësh thuhet të jetë njëra nga arsyet përse ata u tërhoqën nga familja mbretërore.

Tani, çifti do ta ndajnë jetën mes Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Mosmarrëveshja e Meghan me shtypin po vazhdon ende, tani ajo kërcënon me veprime ligjore lidhur me fotografitë e Archie gjatë një shëtitjeje në Vancouver.