Sporti

Mësohet kur do ta luajë Kosova ndeshjen e parë

12/02/2018 14:23
nga:M K

Tashmë janë mësuar të gjitha grupet e kualifikimeve për kampionatin evropian.

Siç e kemi treguar edhe më parë, Kosova është në grupin A, bashkë me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi, shkruan GazetaBlic.

Në anën tjetër, Shqipëria do të jetë përballë Francës, Islandës, Turqisë, Moldavisë dhe Andorrës.

Sipas orarit të UEFA-s, ndeshjet e para të kësaj kampanje kualifikuese do të luhen mes datave 21-23 Mars të vitit 2019.

Më vonë do të dalim edhe me orarin komplet të kombëtares sonë.

/GazetaBlic/

06/17/2019 11:23

Maqedonia do të kërkojë ekstradimin e Gruevskit si i dyshuar për ngjarjet e 27 prillit