Sporti

Mësohet ku ishte Ronaldo në kohën kur në Paris po mbahej ceremonia e “Topit të Artë”

12/03/2019 08:31
nga:M K

Megjithëse duhej të ishte në ceremoninë gala të ndarjes së “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo mungoi.

Kjo mungesë u kritikua shumë nga të gjitha qarqet e futbollit, madje edhe nga ish-bashkëlojtari Modric, i cili mbrëmë ia dhuroi çmimin argjentinasit Messit, për të cilin ishte ky çmimi i gjashtë që e fiton, duke u bërë kështu futbollisti i parë në botë që e arrin këtë, shkruan GazetaBlic.

Por, Ronaldo fitoi diçka. Ndoshta jo të rëndësishme sa trofeu që e fitoi rivali i tij, megjithatë është çmim. Portugezi u kurorëzua si lojtari më i mirë i edicionit të kaluar në Serie A.

“Do të provoj të flas italish. Jam i nderuar të konsiderohem sulmuesi më i mirë italian. I falenderoj bashkëlojtarët dhe ata që më votuan. Pas dy vitesh këtu, mund të them se Serie A është një ligë e vështirë. Falenderoj edhe njëherë të gjithë ata që më votuan, me shpresën se edhe vitin e ardhshëm do të jetë kështu”, përfundoi pesë herë futbollisti më i mirë në botë.

/GazetaBlic/

06/26/2020 23:55

A është “huqja” e karrierës kjo për Ronaldon?