Lajme

Mësohet koha dhe vendi i takimit të Kurtit, Mustafës e Osmanit!

10/10/2019 11:45
nga:Gazeta Blic

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, sot do të takohen sot për herë të parë për të biseduar për një koalicion pas zgjedhor, me kreun e LDK-së Isa Mustafa dhe të nominuaren për Kryeministre në zgjedhjet e së dielës Vjosa Osmani.

“Gazeta Blic” merr vesh nga burime brenda dy partive se takimi do të mbahet sot në ora 12:00 në hotel Sirius në Prishtinë.

Takimin me Kurtin, e ka konfirmuar edhe vet Osmani.

Osmani tha sot shkurtimisht për T7 se me Kurtin do të shihet pas një takimi që fillimisht do të mbajë me një koalicion gjerman.

Takimi i Kurtit me krerët e LDK-së është paralajmëruar pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit ku e nxjerrin parti të parë Vetëvendosjen ndërsa LDK-në të dytën. Një koalicion qeverisës mes këtyre dy partive është i mundshëm pasi që këtë e ka paralajmëruar dje edhe Osmani nëpërmjet një postimi në Facebook.