Argjentinasi Sergio Aguero do të jetë jashtë fushës për të paktën tre muaj dhe Barcelona tashmë është në kërkim për të gjetur një zëvendësues.
Sipas AS, Cédric Bakambú, nga Beijing Sinobo Guoan, është në krye të opsioneve për skuadrën spanjolle, transmeton GazetaBlic Sport.

Sulmuesi 30-vjeçar do të jetë i lirë në merkaton e dimrit dhe kjo e bën atë një objektiv shumë të dëshirueshëm për Barçën, e cila po kalon probleme të njohura financiare.
Skuadra katalanase tashmë kishte tentuar të transferonte sulmuesin në merkaton e verës, por kërkesat financiare të klubit kinez i sollën fund marrëveshjes.
Bakambu e njeh shumë mirë ligën spanjolle, pasi ka luajtur për Villarrealin për tre sezone (2015-2018), ku shënoi 47 gola në 105 ndeshje.
/GazetaBlic Sport/


