Geek

Mësohet data e arritjes së iPhone X në Kosovë

11/08/2017 12:48
nga:A K

Apple ka njoftuar se iPhone X, e ardhmja e telefonave të mençur, do të arrijë dhe në 13 shtete dhe të premten, më 24 nëntor, do të arrijë edhe në Kosovë.

iPhone X do të jetë i pranishëm në ngjyrat e argjendtë-bardh dhe të hirtë-bardhë në dy modelet, prej 64GB dhe 256GB, ndërsa çmimi fillestar do të fillojë prej mbi një mijë euro e më lartë, transmeton KosovaPress.

Më 24 nëntor, iPhone X arrin edhe në Shqipëri, Bosnje, Kamboxhia,  Makao, Maqedoni, Malajzi, Mal të Zi, Serbi, Republikën Jugafrikane, Korenë Jugore, Turqi dhe Tajlandë.

11/22/2017 13:13

iPhone X nuk do të jetë në tregun me pakicë edhe për disa muaj