Lajme

Mësohet arsyeja e vërtetë se pse Haradinaj kërkoi vizë amerikane

01/08/2018 16:39
nga:M H

Tash e disa ditë kryeministri Ramush Haradinaj u bë lajmi kryesor i medieve kosovare, e gjithë kjo për shkak të refuzimit të vizës amerikane që iu bë atij.

Por ‘Gazeta Blic’,  mëson së kryeministrit Haradinaj ka kërkuar këtë vizë për shkak të disa takimeve që është paraparë të mbahen me 7 janar, e jo për lutjet e mëngjesit të  datës 4 shkurt.

Mirëpo i kontaktuar nga Gazeta Blic, anëtari i kabinetit dhe këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi ,  nuk ka dhënë ndonjë sqarim rreth kësaj.

Ai në një përgjigjgje të shkurt dhënë redaksisë, pohoi se kryeministri është paraparë që të shkojë në shkurt në SHBA, dhe jo tash në janar.

“Kryeministri Haradinaj është paraparë që të shkojë në shkurt”, tha ai.

Përndryshe, të shtunën është raportuar se kryeministrit Haradinaj dhe bashkëshortes së tij i është refuzuar viza amerikane.

Pas këtij lajmi ka reaguar vetë kryeministri, i cili përmes një shkrimi në Facebook, ka pohuar se është në procedurë për vizë amerikane dhe po pret deri kur do t’ia japin.

“Të dashur qytetarë të Kosovës, më 24 mars ‘98 kemi pasur momente jete apo vdekje. Kështu ka vazhduar deri më 24 mars ‘99, kur Amerika dhe NATO na dolën në ndihmë. Kurrë nuk do ta harroj. Momente të vështira pritje deri më 24 mars ‘99. Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, ka shkruar ai në facebook. /GazetaBlic./

09/21/2018 10:51

Haradinaj: Është momenti i fundit që ta ndryshojmë ambientin