Sporti

Mësohet arsyeja e vërtetë e largimit të Zinedine Zidanes

01/12/2019 21:52
nga:M K

Ish-presidenti i Real Madrid, Vicente Calderon ka thënë se ai e di arsyen e vërtetë pse Zinedine Zidane u largua nga ‘Santiago Bernabeu’.

Në më pak se tre vite, trajneri francez fitoi 9 tituj, veçuar tri Liga të Kampionëve.

Por më 31 maj të vitit 2018, befasisht Zidane vendosi ta lërë Realin. Ndërkohë, Calderon ka zbuluar problemin e brendshëm të ‘Galaktikëve’.

”Zidane insistonte që Cristiano Ronaldo të qëndroj. Ai dëshironte që Ronaldo të vazhdonte me Realin”.

”Në përplasjen me Perez, ky i fundit vendosi që ta shiste Cristiano dhe vendosi ta mbante Bale. Kjo ishte arsyeja pse Zidane përgatiti valixhet”, konfirmoi Calderon.

03/17/2019 09:05

Navas “injoron” Solarin, vjen me fjalë të mëdha për Zidanen