Lajme

Mësohet arsyeja e dorëheqjes së Vesmira Haradinajt

06/30/2021 20:29
nga:M K

Gjatë orëve të pasditës është raportuar për dorëheqjen e Vesmira Haradinajt nga pozita që mbante si drejtoreshë e marketingut të Telekomit.

Ndërkaq, GazetaBlic nga burime të sigurta merr vesh se arsyeja ka të bëjë me refuzimin e urdhrave të kryeshefes Burbuqe Hana, e cila i kishte kërkuar një anulim joligjor të kontratave të vitit 2018/2019, përcjell GazetaBlic.

Pra, bashkëshortja e vëllait të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, u largua nga pozita që mbanë për shkak të presionit të kryeshefes.

Avancimet e brendshme në telekom janë kryer nga viti 2003 e së këndjemi, sipas vendimit të Kryeshefit Ekzekutiv. Tani, kryeshefja në kundërshtim me vendimin e bordit ka kërkuar anulimin e kontratave të punës të lidhura më 2018/2019, duke i bërë presion komisionit që t’i anulojë kontratat e punës.

GazetaBlic gjithashtu ka siguruar edhe letrën që Vesmira Haradinaj ia ka dërguar Burbuqe Hanës, ku i kërkohet ndryshimi i pozitës.

“E nderuar,
Ju kërkova dje takim, por në pamundësi të takimit nga ana juaj, ju njoftoj se tërhiqem nga pozita e Drejtoreshës së Marketingut.
Pres nga ju të me ofroni bashkëpunim dhe caktim në pozitë tjetër të punës.
Deri në njoftim nga ana juaj, ju pershendes!”
, thuhet ndër të tjera në letrën e saj.

Deri tani nuk ka ndonjë reagim nga zyra ligjore për vendimin e Burbuqe Hana.

/GazetaBlic/