Sporti

Mësohen pesëshet startuese të ALL STAR’it në NBA

01/24/2020 11:46
nga:M K

Me 16 Shkurt në Chicago do të përballen pesëshet më të mira të të dyja konferencave, e që tashmë janë përcaktuar.

Në konferencën perëndimore pesëshja e parë do të përbëhet nga kapiteni LeBron James, Anthony Davis, Kawhi Leonard, James Harden dhe Luka Doncic, që ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit, shkruan GazetaBlic.

Në anën tjetër, lindjen do ta përfaqësojnë Giannis Antetokounmpo, Kemba Walker, Joel Embiid, Trae Young dhe Pascal Siakam, me kapiten grekun e Milwaukee Bucks, Giannis.

Rezervistët ndërkaq do të zgjedhen nga trajnerët e të dyja konferencave.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat të dielën e tretë të muajit të ardhshëm kalendarik.

/GazetaBlic/

06/11/2020 22:38

NBA do të fillojë më herët se që pritej