Prokuroria e Pejës sot në orët e pasditës ka zhvilluar një aksion, ku ka arrestuar shtatë zyrtarë të komunës së Pejës.
Ndërkaq, gazetari nga Peja, Adnan Hysenaj, përmes rrjetit social “Facebook”, ka publikuar emrat e të gjithë personave të arrestuar, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
“Pejë
Të ndaluarit e sotëm janë: Arianit Krasniqi., drejtor i Drejtorisë për Çështje Pronësore Juridike në Komunën e Pejës; Mustafë Nila., drejtor i Drejtorisë për Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Pejës; Mentor Beqiri., inspektor i ndërtimit në Drejtorinë e Inspektoratit në Komunën e Pejës; Argjent Lleshi, zyrtar ligjor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Pejës; Osman Kollqaku, ish-punëtor i Drejtorisë për Çështje Pronësore Juridike (i angazhuar ende në punë) në Komunën e Pejës; Plarent Trakaniqi, dhe Faton Bajselmani, gjeodet të licencuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.”