Fit&Sexy

Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë dhjetë pompa, më të rrezikuar prej sulmit në zemër

02/20/2019 14:29
nga:L I

Meshkujt e moshës së mesme të cilët nuk mund t’i bëjnë dhjetë pompa janë shumë më tepër në rrezik nga sulmi në zemër dhe sëmundjet e zemrës, thotë hulumtimi i ri.

Personat të cilët mund t’i bëjnë më shumë se 40 pompa ndikojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare me 97 për qind gjatë dhjetë viteve të ardhshme të jetës së tyre, thotë ekipi i ekspertëve nga Universiteti i Harvardit.

Megjithatë, mundësia për t’i bërë në mes 21 dhe 30 pompa do të thotë se meshkujt janë të ekspozuar ndaj çerekut të rrezikut të sëmundjeve si sëmundja e arterieve koronare ose dështimi i zemrës. Megjithatë, këto sëmundje dhe sulmi në zemër i kërcënojnë ata që nuk mund t’i bëjnë të paktën dhjetë pompa.

Ekspertët shpjegojnë se pompat janë një parashikues më i mirë i shëndetit të ardhshëm të zemrës se sa standardi i përcaktuar i fitnesit si vrapimi.

“Gjetjet tona janë dëshmi se pompat mund të jenë një metodë e lehtë dhe falas që mund të ndihmojë në vlerësimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare në pothuajse çdo mjedis. Është befasuese që aftësia për të bërë pompa është shumë më e lidhur me vlerësimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare sesa testi në shiritin për vrapim”, tha Justin Yang, profesor i Harvardit.

Hulumtimi u krye në më shumë se 1,000 të anketuar, zjarrfikës amerikanë në të dyzetat e tyre.

Edhe pse hulumtuesit u përshtatën me grupmoshat dhe peshat e ndryshme të zjarrfikësve, ata ishin në gjendje ta gjejnë një lidhje midis kryerjes së më shumë pompave dhe shëndetit afatgjatë.

Ky është studimi i parë i cili tregon se pompat mund të jenë një test efektiv për rrezikun e ardhshëm të sëmundjeve kardiovaskulare, por ekspertët e pavarur paralajmërojnë se analizat e ngjashme duhet të kryhen me grupe të tjera të njerëzve të cilët janë më pak aktivë, si dhe me femrat.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/shneta/meshkujt-qe-nuk-mund-t-i-bejne-dhjete-pompa-me-te-rrezikuar-prej-sulmit-ne-zemer-628181/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright