Fit&Sexy

Meshkujt i duan femrat e depiluara apo të pa depiluara? Vjen përgjigja

05/14/2018 23:47
nga:Gazeta Blic

Një grua ka ndezur një debat të nxehtë lidhur me marrëdhëniet personale në një marrëdhënie afatgjatë, pasi kishte pranuar se ishte lënduar kur burri i saj la të kuptohej se duhej të rruhej më shpesh.

Ajo pranoi se ajo nuk e vriste mendjen për atë që njerëzit mendonin dhe ndjente se nuk kishte nevojë të depilohej para se të shkonte në pishinë apo plazhi, por bashkëshorti i saj ka bërë disa vërejtje të theksuara.

Çështja e ndarë me përdoruesit, ka pasuar me shumë pyetje në lidhje me faktin se si të arrish ekuilibrin midis asaj që ju bën juve të lumtur dhe përmbushjes së pritshmërive të partnerit tuaj.

Të tjerët i kërkuan asaj të bënte atë që ndihej më rehat dhe i sugjeruan se qëndrimi i burrit të saj mund të lidhej me një çështje më të thellë brenda marrëdhënies.

Një person i shkroi: “Keni të drejtë të mos rruheni. Kjo nuk është puna e askujt, por zgjedhja juaj”.