Sporti

Mesfushori i Juventus në radarin e PSG

05/16/2018 15:55
nga:Y.K

Gjiganti francez është i interesuar ta blejë mesfushorin boshnjak, i cili karrierën e ka nisur po në Ligue 1, tek skuadra nga Groupama Stadium

Mesfushori i Juventus, Miralem Pjaniq, është cak kryesor i liderit të Ligue 1, Paris Saint-Germain.

Karrierën boshnjaku i pati nisur me Lyon, para se të kalonte në Serie A, tek Roma, ndërsa tani PSG i ka ofruar 8 milionë euro në vit.

Zonja e Vjetër nga Torino nuk ka treguar interesim për ta shitur 27-vjeçarin, por duhet që edhe ai të pajtohet të qëndrojë.