Sporti

Mesfushori i Kosovës: Më kërkoi Arsenali, por coronavirusi më pamundësoi shkuarjen

04/25/2020 15:03
nga:M K

Ishte një nga të ftuarit e selektorit Challandes për ndeshjen miqësore ndaj Suedisë, e zhvilluar me datën 12 Janar të këtij viti në Katar.

Ismet Lushaku, anëtari i klubit suedez, AFC, ka folur për “kosovansabroad”, lidhur me momentet emocionuese që i përjetoi kur u ftua nga Kosova, teksa shpalosi edhe një detaj interesant, atë të ftesës nga Arsenali, përcjell GazetaBlic.

“Të debutosh me fanellën e origjinës ndaj vendit ku ke lindur, ishte diçka fantastike. Suedia fitoi, por ne nuk ishim të dobët. Treguam lojë të bukur. Kosova ka lojtarë cilësorë, kurse shanset për kualifikim janë evidente.

Para pandemisë pata një ftesë nga Arsenali U23, ku do të stërvitesha me ta dhe ekipin e parë. Por, për shkak të situatës, ajo është shtyer për ndonjë datë tjetër.

Gjithsesi, ka pasur interesim për mua nga klubet në Danimarkë, Gjermani, Belgjikë dhe disa të tjera nga Suedia”, tha mes tjerash Lushaku.

/GazetaBlic/

06/03/2020 23:35

Marko Gjuriq: Lista Serbe, mbrojtëse dhe simbol i shtetit serb në Kosovë