Sporti

Mesfushori i Inter pranë Monaco-s

06/25/2019 23:11
nga:Ideal

Monaco është në negociata të avancuara për të transferuar mesfushorin e Inter Joao Mario dhe bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Sipas calciomercato.com, zikaltrit shpresojnë të fitojnë më tepër se 18 milionë euro për portugezin, i cili është përfolur për një kalim te Sporting dhe Benfica.

FCInterNews.it, Monaco është shumë pranë huazimit i cili mund të kthehet në një blerje e detyruar nëse lojtari arrin një numër të caktuar ndeshjesh gjatë sezonit.

Monaco gjithashtu do të paguante 3 milionë eurot e rrogës së tij të plotë. Raportohet se edhe Mario e dëshiron transferimin te Monaco teksa nuk bën pjesë në planet e Antonio Conte-s.