Sporti

Mesazhi i Infantinos drejtuar anëtareve të FIFA-së

04/09/2020 21:03
nga:Lorik J

Mesazhi i Infantinos drejtuar anëtareve të FIFA-së, përfshirë FFK-në

Presidenti i institucionit më të lartë të futbollit në botë, Gianni Infantino, thekson se prioritet, për momentin, mbetet kujdesi për shëndetin.

Përmes një video mesazhi, ai i është drejtuar gjithë anëtarëve të saj, gjitha Federatave, përfshirë edhe Federatës së Futbollit të Kosovës, se nuk ka asnjë mundësi të rinisë futbolli pa qenë të sigurtë se nuk rrezikohet shëndeti i njerëzve.

Koronavirusi, që po merr mijëra jetë njerëzish cdo ditë, ka paralizuar gjithë botën.

“Futbolli, për momentin, nuk është prioritet. Nuk mund të vëmë njeri në presion. Përderisa ende ka rrezik, nuk do të luajmë dhe nëse do të na duhet të presim një, dy, tri javë…, do ta bëjmë sa të jetë e nevojshme. Shëndeti vjen së pari, të gjithë në botë duhet ta kenë të qartë këtë. S’do të ketë futboll pa qenë 100 % të sigurt. Le t’i dëgjojmë ekspertët dhe t’i minimizojmë dëmet”, thotë ai.

Ai ka kërkuar nga Federatat që për cfarëdo që kanë nevojë, apo ndonjë ide dhe gjithçka tjetër, të kontaktojnë FIFA-n dhe të diskutojnë për gjithçka, në mënyrë që futbolli, në cdo vend, po ashtu edhe në Kosovë, të lë këtë prapa dhe të ecë përpara me shpresën që kriza të mos vërehet shumë.

“Kurrë nuk do të jeni vetëm, duhet ta dini se ne jemi këtu dhe do të gjejmë një zgjidhje së bashku, ekipi jonë po punon për këtë”, tha ai mes tjerash.

Ka zëra se ligat mund të rinisin në qershor, ndoshta në gusht, sipas Infantinos edhe në gusht – gjithçka vetëm për të mos rrezikuar shëndetin e njerëzve.