Lajme

“Mesazhet që ka marrë në SHBA, Osmanit i kanë shërbyer të kuptojë se Asociacioni duhet të implementohet!

09/28/2023 11:53
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova duhet të ulet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të përgatit Draftin e Asociacionit.

Osmani ka thënë se Drafti i propozuar është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe letrën e Mogerinit.

Në lidhje me këtë deklaratë të presidentes Osmani ka folru për “Gazeta Blic” ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi.

Arifi tha se Kosova do të ishte më e fuqishme nëse kjo do të ndodhte që në muajin janar kur u kërkua edhe nga amerikanët.

Ai tha se mesazhet që ka marrë në SHBA, presidentja Osmani i kanë shërbyer asaj të kuptojë se Asociacioni duhet të implementohet.

“Kosova do të ishte shumë më e fuqishme në aspektin diplomatik dhe politik po që se kjo do të kishte ndodhur qysh në janar kur edhe u kërkua nga Amerikanët. Besoj se mesazhet e qarta që ka marrë gjatë vizitës në NY dhe zhvillimet në Veri i kanë shërbyer Presidentes e edhe Qeverisë se asosiacioni kjo e “keqe e domosdoshme” duhet të implementohet” tha Arifi për “Gazeta Blic”.

Osmani në intervistën e dhënë një ditë më deklaroi se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë.

“Fillimisht! Unë mendoj që kështu është zgjidhja. Të ulemi me partnerët tanë në ShBA. Ta prezantojmë para Sekretarit të Shtetit, draftin tonë, i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me letrën e Mogherinit që garanton që Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan në editorialinn nga z. Chollet dhe z. Escobar, të cilët ndër të tjera sqarojnë se një trup e tillë do të jetë vetëm trupë koordinuese, pra pa kompetenca ekzekutive”, ka thënë Osmani.

Çështja e Asociacionit ishte pika kryesore e cila bëri që edhe takimi i 14 shtatorit Kurti-Vuçiq të dështonte.

Kryeministri i vendit Kurti deklaroi pas këtij takimi se pati kushtëzim që në fillim të zbatohet Asociacionid he pastaj të eventualisht me zbatimin e marrëveshjes bazë.

“Kur unë kërkova që ta shoh propozimin që e ka sjellur Serbia, përfaqësuesit e BE-së nuk ma dhanë deri pas përfundimit të takimit”, tha Kurti.

Sipas tij ky dokument është i vjetër të paktën 6 muaj i cili kushtëzon që njëherë të zbatohet Asoaciacioni e pastaj të shkojm eventualisht në zbatimin e marrëveshjes bazë, raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Osmani: Duhet të ulemi me ShBA-në dhe të përgatisim draftin tonë (të Asociacionit)