Sporti

Mes lotësh, bukuroshja daneze, Caroline Wozniacki mbyll karrierën 15 vjeçare – Eliminohet nga ‘Australian Open’

01/24/2020 14:06
nga:M K

Ishte dhe mbetet një nga sportistet më me emër.

Danezja Caroline Wozniacki, sot i ka dhënë lamtumirën sportit të bardhë, duke mbyllur karrierën e bujshme 15 vjeçare, shkruan GazetaBlic.

Ish-tenistja numër një, sot u mposht nga tunisiania Ons Jabeur, 3-0 në sete, (7-5 3-6 7-5) për t’u eliminuar nga ‘grand slami’ i parë i vitit.

Momentalisht, e 36’ta në ranglistën e përgjithshme, pas ndeshjes u shpreh e lumtur me gjithë atë çka tregoi për një dekadë e gjysmë, megjithëse s’mund t’i fshihte lotët e mërzisë nga largimi i përhershëm nga tenisi profesional:

“Wow, çfarë udhëtimi. Nga një vajzë me ëndrra, në këtë moment, duke qëndruar në një fushë tenisi për herë të fundit para botës. Është gjithçka për të cilin kam mundur të shpresoj. Lamtumira që mora sot, ishte më e mira e mundshme”, përfundoi Wozniacki në faqen zyrtare të rrjetit social “Twitter”.

/GazetaBlic/