Dries Mertens nuk do të jetë në mesin e protagonistëve të Kampionatit Evropian por do të vazhdojë të jetë me Galatasaray.
Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, i cili kulmoi me triumfin në Superligë, ish-lojtari i Napolit ka treguar qëndrimin e tij në klubin e Stambollit.
“Unë thashë se ndoshta do të largohem pas këtij sezoni, por ne filluam të flasim përsëri me klubin dy muaj më parë. Pse duhet të largohem kur gjërat po shkojnë kaq mirë këtu? Nuk them se është viti im i fundit në Galatasaray”, tha Mertens.
Kontrata e tij skadon më 30 qershor, por Mertens pritet të rinovojë edhe për një sezon tjetër.
/GazetaBlic Sport/