Lajme

Merrni me vete çadrat, sot mot me shi

01/26/2020 07:45
nga:Y I

Të dielën në vend do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK’së, vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius”, njofton instituti.

IHMK’ja paralajmëron se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7m/s.