Showtime

Merret vendimi për këngët e Eurovision 2021

07/02/2020 08:25
nga:N S

Është marrë vendimi lidhur me Eurovisionin.

Përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e Radio Televizionit Shqiptar, u njoftua se më 1 korrik kanë nisur përgatitjet për Festivalin e 59 të Këngës në RTSH.

“Pavarësisht situatës së krijuar nga koronavirusi është e sigurt se edhe këtë fundvit eventi më i madh i këngës në vend, do të mbahet. Nëndrejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka zhvilloi sot takimin e parë konsultativ me krijuesit, që kanë lënë gjurmë në këtë festival, muzikantë e tekstshkrues. Në takim u diskutuan çështje që lidhen veçanërisht me cilësinë e festivalit, duke nisur që nga ngritja e një komisioni vlerësimi për përzgjedhjen e këngëve e deri tek kriteret për pjesëmarrjen në festival”, thuhet në njoftim.


Sipas njoftimit, pritet që në muajin shtator krijuesit të paraqesin këngët konkurrente për edicionin e 59. Ndërkohë përsa i përket fitueses së edicionit të kaluar, Arilena Arës, nuk ka një vendim, por për sa kohë do të zhvillohet Festivali i Këngës, gjasat janë që të vazhdojë tradita e viteve të kaluara, ku në Eurovision shkon këngëtari/ja ose grupi i fundit që shpallet fitues i Festivalit të Këngës. Kujtojmë gjithashtu që në një intervistë në Report Tv në maj, përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision, Kleart Duraj u shpreh:

“Duke qenë se siç ju thashë anulimi i Eurovizionit ndodhi në një periudhë pas takimit të kryetarëve të delegacioneve, si të thuash pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm për zhvillimin e festivalit europian të këngës, sigurisht që EBU [Europian Broadcasting Union] dhe Universal Music, që merren me të drejtat e këngëve, i konsideroi këto këngë që do ta shfrytëzonin veten e tyre, do të shfrytëzoheshin nga mediat”, ishin fjalët e tij.

Në vijim të bisedës, Duraj tregoi se “rrjedhimisht këngët nuk mund të marrin pjesë për vitin tjetër”

05/12/2020 17:06

“Eurovision 2020” shpall fituesin, në cilin vend u rendit Shqipëria