Klubi i Prishtinës ka lajmëruar që ndeshja mes Llapit dhe Prishtinës do të luhet në Lipjan.
Ndeshja që ishte e paraparë të luhej në stadiumin e Merdarit, është zhvendosur në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan për shkak të kushteve të rënda në stadiumin e Llapit, shkruan GazetaBlic Sport.
“Komisioni i Garave ka vendosur që ndeshja e xhiros së 18-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll, me Llapit dhe Prishtinës, të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.Një gjë e tillë është vendosur për shkak të terrenit jo të përshtatshëm për lojë në stadiumin e Merdarit, ku deri më tash i ka zhvilluar ndeshjet si vendase skuadra e Llapit.
Dueli Llapi – Prishtina luhet të shtunën, me fillim në orën 13:00.Sfida është e një rëndësie të veçantë për të dyja ekipet, pasi si Prishtina, ashtu edhe Llapi e synon pjesën e epërme të tabelës.Prishtina pas këtij takimi ndodhet në pozitën e pestë me 24 pikë, kurse Llapi zë vendin e katërt me 26 sosh”, ka shkruar në Facebook FC Prishtina.
Ja postimi:
/GazetaBlic Sport.


