Lajme

Merkeli mbështet rinisjen e dialogut me Serbinë nga Qeveria e Kosovës

03/25/2020 07:07
nga:E Sh

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ia ka njohur të drejtën Qeverisë për ta përfaqësuar Kosovën në negociatat me Serbinë, ndryshe nga siç ka vepruar Brukseli zyrtar deri tash e edhe Washingtoni, qendra këto që akterë dialogu kishin identifikuar presidentët.

Analistët gjermanë si Bodo Weber, këtë e konsiderojnë si lajm mbresëlënës, që shënon fillimin e kthimit të një dialogu politik të bazuar tek rregullat, shkruan KOHA.

Kancelarja Merkel ia ka shprehur qëndrimin një ditë më parë kryeministrit Albin Kurti, gjatë një telekomunikimi që e kanë pasur.

Në lidhje me përmbajtjen e bisedës kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët zëdhënësi i Qeverisë Federale, Steffen Seibert, dhe ai i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Në versionin adresuar mediave në Kosovë nuk figuronte paragrafi në të cilin Merkel flet për institucionin që duhet t’i zhvillojë negociatat. Mirëpo, ndryshe nga kjo, paragrafi ndodhet në versionin e deklaratës së publikuar në uebfaqet e qeverive të të dyja vendeve.

03/23/2020 12:24

Merkel-Kurti sot në video-konferencë, përveç pandemisë diskutojnë edhe për situatën politike në Kosovë