Lajme

Merkel thotë se “60 deri në 70 për qind në Gjermani mund të infektohen me coronavirus” – sallën e parlamentit e kaplon heshtja

03/11/2020 00:37
nga:Gazeta Blic

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dhënë një parashikim të rëndë të martën, duke u thënë anëtarëve të Parlamentit se 60% deri në 70% të popullsisë gjermane mund të preken nga coronavirusi.

Sipas mediumit gjerman, Bild.de, përcjell Telegrafi, kur Merkel “hodhi” parashikimin gjatë një takimi të grupit parlamentar të partisë së saj, sallën e parlamentit e kaploi heshtja.

Por siç shkruan DailyMail, ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, theksoi gjatë takimit se 80 për qind e të gjithë pacientëve të infektuar nuk do të kishin pothuajse asnjë simptomë.

Ndryshe, sipas raportimeve të mediave, Gjermania ka më shumë se 1.400 raste të COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi, me dy vdekje të konfirmuara.

Merkel vazhdoi t’u tregojë ligjvënësve se më shumë ngjarje dhe tubime të mëdha mund të anulohen, në varësi të ashpërsisë së shpërthimit.

Shtyrja e procedurave parlamentare është gjithashtu një mundësi, citohet të ketë thënë Merkel.

Sipas Bild, Merkel nuk bëri ndonjë thirrje për masa të shpejta dhe të ashpra dhe nuk ishte më specifike, por përcaktoi mundësitë me të cilat përballet kombi në mes të shpërthimit.

Ndryshe, coronavirusi është përhapur me shpejtësi në të gjithë Evropën.

Italia, vendi më i goditur pas Kinës, filloi një bllokim mbarëkombëtar këtë javë, pasi më shumë se 9,100 njerëz janë infektuar dhe të paktën 463 njerëz kanë vdekur nga virusi.

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Turqi

04/01/2020 15:19

Koronavirusi kërcënon edhe kur jeni në gjumë! Shumica janë infektuar në këtë mënyrë, as që e kanë ditur