Lajme

Merkel dëshiron ministra të rinj në Qeveri

02/12/2018 09:11
nga:M H

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka kërkuar që anëtarët e rinj të partisë së saj t’i mbushin pozitat ministrore në qeverinë e re.

“Na duhet që të sigurohemi që të mos merren në konsideratë vetëm ata mbi të 60-at, por po ashtu edhe njerëzit më të rinj”, ka thënë Merkel, përcjell Klan Kosova.

Merkel në një televizion gjerman, ka mbrojtur koncesionet “e dhimbshme” të bëra nga socialdemokratët e qendër së majtë – SDP, që të arrihet marrëveshja e koalicionit.

Marrëveshja u arrit disa muaj pas grindjeve që u shkaktuan pas zgjedhjeve.

Në premten lideri i SPD-së, Martin Schulz, rrëzoi planin që ai të shërbej si ministër i jashtëm në qeverinë e re, duke thënë se nuk dëshiron debat për rolin e tij që të vë në rrezik jetën e koalicionit të ri.

“Tani ne duhet të tregojmë që mund të fillojmë më ekip të re”, ka thënë Merkel.

CDU-së sipas marrëveshjes i takojnë gjashtë poste ministrore.

05/24/2018 10:07

Merkel në Kinë, në kohën e shqetësimeve për tregtinë