Lajme

Merkel deklarohet para fillimit të Samitit: Gjatë darkës do bisedojmë për çështjen Kosovë-Serbi

04/29/2019 17:35
nga:A. R.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në një konferencë të përbashkët me presidentin e Francës, Emmanuel Macron para fillimit të Samitit të Berlinit ka thënë se problemi i Maqedonisë me Greqinë ka dhënë një shpresë të mirë për një zgjidhje të mundshme, shkruan Gazet Blic.

“Problemi i Maqedonisë me Greqinë na ka dhënë një shpresë për një zgjidhje të mundshme”, tha ajo.

Në këtë konferencë ajo ka folur edhe për raportet Kosovë- Serbi ku tha se për këtë temë do të diskutohet gjatë darkës së samitit.

“Megjithatë përveç tyre ka edhe shumë tema të tjera sidomos gjatë darkës do të diskutojmë për çështjen e Kosovës dhe Serbisë që të shohim t’i sjellim në një drejtim të duhur këto vende”, tha ajo.

Merkel shtoi se dëshiron të ketë një diskutim qenësor në mënyrë që të vazhdohet tutje me proceset.

“Do doja tu njoftoja që nuk është format zyrtar. Është takim informal dhe do të doja ti diskutonim qështjet. Shpresoj të kemi një diskutim qenësor në mënyrë që të vazhdojmë me procesin tonë përpara”, përfundoi ajo./Gazeta Blic/

08/23/2019 01:58

Ekskluzive || Arrihet koalicioni i dytë parazgjedhor: Nisma e AKR shkojnë bashkë në zgjedhje!